“Raporti i Microsoft hibrid”, Thanasi: MEK rrezik për sigurinë kombëtare dhe aleatët

9 Shtator 2022 | 19:24

Gazetari Gjergj Thanasi, emri i të cilit u përmend në raportin e “Microsoft” për sulmet kibernetike në vendin tonë më 15 korrik, u shpreh se ky ishte një raport hibrid.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Thanani u shpreh se në Iran ka qenë i ftuar nga një shoqatë jofitimprurëse, ndërsa theksoi se prapa vizitës së tij nuk fshihet asgjë sekrete.

“Raporti i Microsoft është një raport hibrid. Nga njëra anë shumica e raportit ka një gjuhë teknike shumë të vështirë që po nuk qe specialist nuk e kupton, nga njëra tjetër është një gjuhë propagandistike e shumë e trashë. Është një raport shumë i trashë.  Unë kam qenë në Iran me shoqatën jofitmprurëse ASIDA e cila është regjistruar në Gjykatë, dhe ka NIPT. Kemi qenë të ftuar nga një shoqatë iraniane. Ne s’kemi qenë ilegalë.”- nënvizoi ai.

Thanasi ndër të tjera tha se MEK (Grupi opozitar iranian)  është rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe për aleatët tonë të NATO-së.

Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet ndaj sistemeve qeveritare më 15 korrik 2022.

Microsoft vlerëson me besim të lartë se më 15 korrik 2022, aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane kryen një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare. Madje, në artikullin e kompanisë amerikane përmenden dhe dy gazetarë nga Shqipëria, Gjergj Thanasi dhe Olsi Jazexhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022