OBSH i përgjigjet akuzave të SHBA se po ndjek politika pro Kinës lidhur me COVID-19

24 Korrik 2020 | 05:27

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cilësoi të gabuara komentet e sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo, pasi ky i fundit vuri në dyshim pavarësinë e këtij institucioni, dhe theksoi se këto komente nuk do ta shpërqendronin organizatën në luftën ndaj coronavirusit.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Gebrejesus është vënë në qendër të kritikave, sidomos nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, të cilët e kanë akuzuar së po ndjek politika pro Kinës.

“Komentet janë të pavërteta dhe të pabaza. Fokusi ynë i vetëm dhe fokusi i gjithë organizatës që unë përfaqësoj është shpëtimi i jetëve. OBSH nuk do të shpërqendrohet nga këto komente. Gjithashtu nuk duam që komuniteti ndërkombëtar të shpërqendrohet nga fokusi kryesor”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.

Kreu i OBSH-së deklaroi se numri më i madh i infektimeve me COVID-19 regjistrohet në relativisht pak shtete, teksa dy të tretat e rasteve vijnë nga 10 vende, ndërsa më shumë se gjysma e tyre shënohen në vetëm tre shtete.

Drejtori i Emergjencave në OBSH, Majk Rajan tha se vendet që kanë lehtësuar masat kufizuese janë më të predispozuara për të pasur një rritje të numrit të infektimeve, ashtu siç po ndodh ne Spanjë. Tedros tha gjithashtu se rastet me coronavirus mund të jenë relativisht të ulëta në disa pjesë të globit, por kjo nuk nënkupton që njerëzit duhet të ulin vigjilencën.

“Edhe pse të gjitha shtetet janë prekur nga virusi, rritja e numrit të të infektuarve vihet re në një numër relativisht të vogël shtetesh. Rreth 10 milionë raste, apo 2 të tretat e rasteve në mbarë botën vijnë nga vetëm 10 shtete, dhe gjysmat e rasteve të raportuara janë regjistruar vetëm në tri vende.

Shtetet që kanë hequr kufizimet janë të predispozuar të kenë një rritje të numrit të infektimeve. Në Spanjë, ashtu si edhe në shtete të tjerë, kanë reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive duke e mbajtur nën kontroll pandeminë”, tha Tedros Adhanom.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026