Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil: Sulmi kibernetik në Rinas ishte sabotim

11 Shtator 2022 | 12:40

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit, ishte një sabotim.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj u shpreh se aviacioni civil kërkoi ngritjen e Komitetit të Koordinimit të Krizave për përballimin e situatës.

“Në aviacionin civil, ajo çka ndodhi me sistemin TIMS, klasifikohet me përkufizimin, sabotim. Çdo veprim me qëllim dhe rezultati i rmarrë si pasojë e këtij veprimi të qëllimshëm, e klasifikon ngjarjen në sabotim, pra është ngjarje në sabotim.

Në raste të tilla, në raste të sabotimit, aviaconi civil kërkon nga autoritetet vendore të ngrihet ajo që quhet Komiteti i Koordinimit të Krizave. Flitet për një situatë jo normale, jo të zakonshme. Ka pasur shkëputje normale të shërbimeve. Kur ne u njoftuam, u aktivizua Komiteti”, theksoi ai.

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026