3 viktima nga shembja e digës në Afrikën e Jugut

11 Shtator 2022 | 20:43

Të paktën tre persona humbën jetën sot dhe 40 të tjerë u plagosën gjatë shembjes së një dige në minierën në provincën Free State të Republikës së Afrikës së Jugut.

Lajmi u bë me dije nga përfaqësuesit e pushtetit vendor.

Reuters raporton se aksidenti ndodhi në qytetin e vogël Jagersfontein dhe autoritetet e qytetit urdhëruan evakuimin e banorëve nga zona përreth në fermat aty pranë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Gjatë shembjes së digës së minierës së diamanteve janë prishur shtëpitë aty pranë, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe telekomunikacioni.

Një hetim i detajuar do të kryhet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, thanë autoritetet e Free State.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026