Sulmi kibernetik filloi në 2021, prokuroria kërkon informacion në disa vende

12 Shtator 2022 | 13:45

Sulmi kibernetik mbi Shqipërinë filloi në maj të vitit 2021 ku u godit faqja “admnistrata.al” e cila nuk kishte një mbrojtje të lartë për shkak se nuk ka sumë rëndësi.

Pavarësisht këtij paralajmërimi autoritetet shqiptare nuk mundën të parandalonin sulmin e korrikut i cili paralizoi të gjitha shërbimet online në vend.

Pas javësh hetim nga prokuroria shqiptare në bashkëpunim me hetues të mbërritur nga FBI-ja amerikane arritën në përfundimin se sulmi ishte organizuar dhe sponzorizuar nga Irani.

Kompania Microsoft arriti të faktonte se disa grupe të lidhura me minstrine e inteligjencës së këtij vendi kishin sulmuar shqipërinë.

Në kohën kur u zbulua se autorët e sulmin e korrikut u duk se siguria ishte rritur dhe sistemet tona ishin më të mbrojtura.

Për hetimin e sulmit të korrikut prokurroia e Tiranës ka nisur disa lëtër porosi në rreth 20 vende nga ku dyshohet se kanë ardhur sulmet.

Por heteusit dyshojnë se këto nuk janë vendet e origjinës së sulmit pasi autorët  e kontraktuar nga iranianët kanë hakëruar kompjuetara në këto vended he nga aty kanë hyrë në sistemet shqiptare.

Pavarësisht rritjes së vigjilencës nga autoritete shqiptare në datën 9 shtator sistemi TIMS i policisë së shtetit ku kanë akses dhe agjensi të tjera të sigruisë në vend u hakerua.

Databaze ku regjistrohen të gjitha hyrje daljet nga kufiri shqiptare si dhe ku ndodhet informacioni për cdo shkelje që kanë kryer apo po hetohen shtetasit për disa minuta nuk ishte në dorën të autoriteteve tona.

Kryeminsitri njoftoi se pas këtij sulmi ëstë e njëjta dorë , duke sqaruar se nga aty nuk ishte marrë të dhëna të vlefshmë.

Por disa minuta më vonë faqja homeland justice. Ru publikoi një video rreth 6 minuta të kamerave të sigurisë në pikën kufitare të rinasit.

Kjo është faqja që herë pas herë publikon materiale të marra gjatë sulmit të 15 korrikut mbi sistemet online ne vend.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026