Shqipëria me arsim të detyrueshëm për 9 vite, në BE arrin deri në 15 vjet

12 Shtator 2022 | 14:52

Shqipëria nuk po hedh asnjë hap për të bërë të detyruar mësimin në shkollën e mesme. Planet afatmesme përjashtojnë të rinjtë mbi 15 vjeç nga edukimi i detyrueshëm, ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian ku arsimi i detyruar përfshin edhe gjimnazin.

Arsimi i detyrueshëm në Shqipëri përfshin fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Pas mbylljes së ciklit 9-vjecar, 3 vitet e shkollës së mesme nuk janë të detyruara.

Statistikat tregojnë se 5 % e të rinjve nuk regjistrohen në gjimnaz dhe një numër i konsiderueshëm e braktisin shkollën para se të arrijnë klasën e Maturës.

Zgjedhjet vetjake, pamundësitë ekonomike, moslejimi nga prindërit kryesisht për vajzat dhe emigrimi,  janë faktorët që frenojnë të rinjtë të ndjekin gjimnazin.

Kongresi i Arsimit i mbajtur ditën e parë të shkollës, nuk adreson arsim të detyrueshëm pas moshës 15-vjecare.

Një plan i tillë nuk është i përfshirë as në buxhetin afatmesëm 2024 e as në strategjinë e arsimit deri në 2026.

Me programin arsimor që ka Shqipëria, bashkohet sot me 8 shtete të tjerë në Europë, ku edukimi i detyrueshëm nuk shkon përtej moshës 15 vjeçare, duke u kufizuar në  9 vite.

Shtetet e tjera kanë parë mundësinë për të rritur fashën me 10 deri në 13 vite, kohë kjo që i përgjigjet jo vetëm mbarimit të shkollës së mesme, por edhe moshës së hershme kur starton edukimi. Franca është i vetmi shtet, ku arsimi i detyruar zgjat 15 vite, dhe nis në moshën 3-vjecare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026