“Tabelë qitje kundërshtarin”, Mziu: Në zgjedhjet vendore PD me një kandidat
Deputeti Xhelal Mziu, në një intervistë për Euroneës Albania, u shpreh se shpreson që në zgjedhjet vendore PD të dalë me një kandidat të vetëm.
“Ngelem shpresë plotë që në zgjedhjet vendore do të jemi të përfaqësuar nga një kandidat.”- u shpreh Mziu.
Mziu theksoi se PD duhet të bashkohet, ndërsa shtoi se vetë personalisht është me shumicën e demokratëve, dhe jo me palët brenda partisë.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kam qenë një person që kam përdorur arsenalin brenda PD. Për mua dhe për demokratët është që të jemi të bashkuar, që të bëjmë tabelë qitje kundërshtarin politik dhe jo brenda llojit. Unë kam bërë përpjekje që PD të jetë e unifikuar. Duhet të bashkohet PD, sepse ne të bashkuar e nuk fituam. Rol luajti dhe tjetërsimi i votave. Nëse nuk do kishte pasur maskaradë të tillë, ne do kishim qenë në pushtet. Nuk është se është ndonjë vështirësi shumë e madhe që ne të bashkohemi. Unë nuk ndjehem rehat në asnjë nga grupet, sepse një subjekt politik duhet të luftojë për të qënë në mazhorancë. Unë jam me PD, me shumicën e demokratëve“- u shpreh Mziu.
Mziu më tej nënvizoi: Mua më intereson që PD të jetë bibla për çdo demokrat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola