Akuzat për Portin e Durrësit, Balluku jep shpjegim në ‘Now’
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u është përgjigjur akuzave, se kompania që do ndërtojë Portin e Durrësit nuk është bërë publike.
E ftuar në emisionin “NOW” në Euronews Albania, Balluku tregoi dhe se kontratat për Portin e Durrësit janë bërë publike dhe se kompanitë nuk janë guackë por reale.
“Unë nuk e di arsyen se përse duhet të qëndrojë kjo kakofoni. Shteti dhe QKB nuk merret fare të favorizojë një kompani apo një tjetër. Kur ‘Air Albanias’ për një vonesë një ditore, ju bllokua aktiviteti për të deklaruar përfituesin fundor dhe kompania dorëzoi dokumentacionin që e kishin lënë për neglizhencë. Sot QKB funksionon në mënyrë të digjitalizimit. Dokumenti për Portin e Durrësit është bërë publik. S’ ka si të ekzistojnë këto akuza që ne e kemi firmosur me kompaninë në Abu Dabi, kompani e cila është dhe në Beograd.”-theksoi ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij