Basha akuza qeverisë për ekonominë: Bizneset e vogla po ulin qepenat përditë

26 Korrik 2020 | 10:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat në drejtim të qeverisë për keqmenaxhim të pandemisë, çka sipas tij solli mbylljen masive të bizneseve të vogla, duke lënë pa punë mijëra familjarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati shprehet se plani ekonomik i PD ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve

“Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin.

Karantinimi i çdo inspektorati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standardeve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektorateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes”, shkruan kreu i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026