20 nëntori, Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve

20 Nëntor 2019 | 16:13

“Ktheni fëmijët tanë në shtëpi”- kjo ishtë një ndër pankartat e organizatave në mbojtje të të drejtave të fëmijëve në marshimin e mbajtur sot në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Në shenjë të kësaj dite, shoqëria civile ka marshuar për të ndërgjegjësuar qeverinë, politikanët dhe shoqërinë.

“Mbi 80% e fëmijëve deklarojnë se të drejtat e tyre nuk respektohen. Kjo është një shifër e frikshme, e cila duhet të meret në konsideratë urgjente nga qeveria dhe institucionet e saj”- ka deklaruar, Altin Hazizaj, drejtori i CRCA. (Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri)

Sipas rrjetit kombëtar për të rinjtë në Shqipëri CRCA/ECPAT, fëmijët nuk po mbrohen mjaftueshëm nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, skllavëria dhe përdorimi për punë të rëndë e të detyruar.

Marshimi, i cili nisi para Ministrisë së Shëndetësisë, Mbrojtjes Sociale dhe përfundoi tek Kryeministria, kërkoi nga qeveria që të zbatohet Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026