Masat për energjinë, Teliti: Preket shtresa e mesme, ka abuzime në institucione

13 Shtator 2022 | 11:37

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti, i ka konsideruar qesharake masat e qeverisë për të ndërmarra pak ditë më parë për kursimin e energjisë elektrike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Teliti theksoi se këto çmime të vendosura nga qeveria, godasin shtresën e mesme.

“Unë nuk e shoh planin e qeverisë si një plan kursimi. Është diçka qesharake. Ky çmim do të prekë shtresën e mesme. Përsa i përket 6% të ministres që preket vetëm 6% e konsumatorit shqiptarë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo duhet të ishte lëvizja e fundit që duhej të bënte qeveria.”- nënvizoi Teliti.

Teliti tha se qeveria përpara se të merrte masa të tilla, fillimisht duhet të mbyllte abuzimet që janë bërë në institucionet e energjisë.

Tre korporatat e energjisë, janë në ambiente luksoze që I kanë bërë me tendera, të tërë ecin me makina luksoze të blera me buxhetin e  këtyre korporatav. Duhet të mbylleshin të gjitha rrjedhjet dhe abuzimet në këto institucionet dhe më pas të merreshin këto masa. “- theksoi Teliti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026