Policia fsheh atentatin me snajper në Durrës | 5 zhvillime kryesore

13 Shtator 2022 | 12:03
  • Ekskluzive/ Dështon atentati me snajper në Durrës, policia fsheh ngjarjen

Euronews Albania mëson se mesditën djeshme në plazhin e Durrësit ka dështuar nje atentat i mirë-organizuar me armë zjarri ndaj një personi të identifikuar si Akil Nerjaku.

Ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.

Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Lexoni për më shumë: Ekskluzive/ Dështon atentati me snajper në Durrës, policia fsheh ngjarjen

  • Çfarë tha para hetuesve shënjestra e atentatit të dështuar në Durrës

Euronews Albania ka mundur të mësojë detaje të reja nga atentati që dështoi mesditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës.

Gazetari Eni Ferhati raporton se shënjestra e atentatit, Akil Nerjaku ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb nga një armë që dyshohet se ka qenë snajper.

Dyshohet se kemi të bëjmë një atentat të mirë-organizuar.

Lexoni për më shumë: Çfarë tha para hetuesve shënjestra e atentatit të dështuar në Durrë

  • Balla: Berisha ‘non grata’, e papranueshme që SPAK-u nuk e heton

Kryetari i Grupit Paramentar të Partisë, Taulant Balla i ka kërkuar Strukturës së Posaçme (SPAK) që të hetojë ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi ky i fundit është i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se SPAK duhet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare institucioneve ligjzbatuesve të SHBA-ve, të cilat kanë arritur në këtë konkluzion.

Lexoni për më shumë: Balla: Berisha ‘non grata’, e papranueshme që SPAK-u nuk e heton

  • Blinken telefonon Ramën për sulmin kibernetik në TIMS

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike ditën e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane në vendin tonë përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Blinken dënoi sulmin kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë.

Në bisedën, Bliken ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO-s për sigurinë rajonale.

Lexoni për më shumë: Blinken telefonon Ramën për sulmin kibernetik në TIMS

Edi Rama, kryeministër
  • Hervin Çuli merret në pyetje nga SPAK për shembjen e teatrit

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje drejtorin e ish-drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, për shembjen e godinës.

Ai ka qëndruar përreth 3 orë në SPAK ku ka dhënë deklarime. Hetimet për shembjen e teatrit nisen pas kallëzimit të Aleancës për mbrojtjen e teatrit.

Lexoni për më shumë: Hervin Çuli merret në pyetje nga SPAK për shembjen e teatrit

Hervin Çuli
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026