Klosi: Duhet vullnet politik nga mazhoranca dhe opozita për reformën territoriale

13 Shtator 2022 | 13:38

Ish- ministri i turizmit, Blendi Klosi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se reforma territoriale është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

Klosi u tregua kritik ndaj PD për mospjesëmarrjen e saj para disa vitesh, kur u bë reforma territoriale.

“Ka një diskutim për reformën territoriale, që është shumë e rëndësishme. Nga 400 komuna dhe bashki kudo në Shqipëri, ne shkuam në 61 bashki. Sikur PD në atë moment që u bë kjo reformë të kishte marrë pjesë, do ishte shumë mirë për Shqipërinë. Në 30 vitet e ardhshme do të shkonim në një strukturë të zgjidhur“- tha ai.

Më tej, Klosi theksoi se duhet të jetë vullneti i opozitës dhe pozitës për reformën territoriale.

“Kur PD mungon mos të kërkojnë nga PS, sepse nuk është logjike. PS negocionin me atë që  janë aty. “- shtoi më tej ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026