Kuvendi shqyrton sot raportin e komisionit hetimor për Metën  

27 Korrik 2020 | 06:55

Më datë 30 korrik përfundon sesioni parlamentar i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, për të rifilluar më pas në fund të muajit gusht.

Sot do të jetë seanca e parë nga 3 të tilla që do të  zhvillohen resht këtë javë. Kuvendi në rendin e ditës ka vetëm një çështje për diskutim, raportin final të komisionit hetimor ndaj Presidentit Ilir Meta dhe ku nuk pritet që të ketë surpriza.

Deputetët pritet që të vulosin “shpëtimin” e Presidentit nga shkarkimi.

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta u thirr nga socialistët, të cilët më pas morën edhe përkrahjen e opozitës parlamentare. Ai u ngrit më 8 korrik dhe në përbërje të tij ka pasur Ulsi Manjën, Klotilda Bushkën, Vasilika Hysin, Bashkim Finon, Alket Hysenin, Adriatik Alimadhin, Alban Zenelin, Halit Valterin dhe Krenar Rryçin.

Në qendër të hetimeve do të ishte veprimtaria e Presidentit Meta në lidhje me anulimin që ai i bëri më 11 qershor zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, zgjedhje të cilat u mbajtën pa praninë e opozitës, vetëm me kandidatë të Partisë Socialiste dhe Bindjes Demokratike.

Në muajin tetor, këtij komisioni iu shtua edhe çështja e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese, ku socialistët pretenduan se emërimi i Arta Vorpsit ishte i ligjshëm dhe mënyra se si veproi Presidenti, duke emëruar përkundër saj Marsida Xhaferllarin, ishte në shkelje kushtetuese.

Rreth 8 muaj më vonë, Manja e quajti këtë çështje të sqaruar nga opinioni i Komisionit të Venecias. Në opinionin e saj Venecia u shpreh se Presidenti nuk kishte shkelur Kushtetutën në procedurën e ndjekur prej tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese pasi Këshilli i Emërimeve kishte “vepruar në mungesë transparence”.

Në fund të përmbledhjes së raportit hetimor, socialistët u tërhoqën nga kërkesa për shkarkimin e presidentit.

 

Lexoni gjithashtu:

Socialistët tërhiqen nga shkarkimi i Presidentit Meta

Shkarkimi i Metës, “Venecia” publikon raportin më 11 tetor

Komisioni Hetimor mbyll raportin për Metën, Fino: Po njollosim veten, presidenti na tha grup kriminal

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026