Financimi rus për PD-në, Jorida Tabaku: Le të flasë drejtësia
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, në lidhje me lajmin e publikuar në mediat e huaja, sipas të cilave Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tabaku u shpreh se nuk është marrë specifikisht me këtë çështje, ndaj dhe nuk mund të japë më shumë informacion.
“Unë nuk kam dëgjuar akuza, kam dëgjuar të njëjtin riciklim të elementëve të vjetër të 2017-s dhe nuk dua fare të bëhem pjesë e kësaj baltës dhe luftës politike për të sulmuar një individ apo një individ tjetër. Besoj që drejtësia do flasë për këtë , do flasë për këtë drejtësia këtu dhe jashtë Shqipërisë.
Nuk mu duk sikur pashë diçka të re ose një informacion të ri. Është një çështje që unë nuk e kam mbuluar që të jap informacion. Ia lë sistemit të drejtësisë të flasë, ashtu sikundër për çështjen e inceneratorëve”, theksoi ai.
Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.
Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë