Biznesi i gastronomisë në Kosovë “dorëzon çelësat”, kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore

27 Korrik 2020 | 13:01

Shoqatat e Gastronomëve dhe Bizneseve tjera private në mënyrë simbolike i “dorëzuan çelësat” Qeverisë së Kosovës, si shenjë pakënaqësie për mungesën e përkrahjes institucionale në kohën kur po përballen me vështirësi financiare për shkak të masave anti-covid.

Përfaqësues të bizneseve i kanë kërkuar qeverisë të zgjasë orarin e punës edhe pas orës 21, përkrahje për paga, pagesë të qirasë, lehtësira tatimore dhe shtyrje të afatit për kthimin e kredive.

“Ne paguajmë taksën, ata paguajnë vetën, diçka nuk po shkon këtu. Sot është veç një aksion simbolik, pa ua japim çelësin tonë, sepse me veprimet tuaja ju na keni vënë çelësin. Por nëse qëllimet tona nuk arrihen, ne nuk ndalemi. Ne jemi të parët që u mbyllën, dha pa na thënë. Mirëpo pritëm përkrahje të cilën nuk na e keni ofruar që 20 vjet. E sot nuk po na dilni krah për tre muaj. Marre! Shpeshherë na u adresuan si shpërndarës të virusit. Ne sot u themi, se edhe ne kemi familje, edhe ne kemi prindër, nuk duam ta çojmë virusin në shtëpi ne dalim për të punuar për ‘idaren’ tonë”, tha Petrit Kllokoqi.

Ai tha se bizneset private janë “të sëmura” ekonomikisht, duke vënë theksin te rreth 30 mijë punëtorë në sektorin e gastronomisë.

Sipas tij, tani është koha e fundit kur institucionet duhet të miratojnë buxhetin e rimëkëmbjes. Ndërsa paralajmëroi se nëse deri javën tjetër nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të kthehen para Qeverisë për të dorëzuar arkat fiskale të bizneseve të tyre.

Ky aksion, ku pjesëmarrësit mbanin maska dhe distancë, zgjati vetëm 10 minuta, pasi Policia u kërkoi të shpërndahen–për të respektuar vendimin e Qeverisë për mos-lejim të tubimeve publike me shumë persona.

Pas “dorëzimit të çelësave”, disa përfaqësues të gastronomëve u pritën në zyrat e Qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026