Cana: Raportet Shqipëri-Kosovë më keq si asnjëherë më parë

14 Shtator 2022 | 11:51

Ish-ambasadori i Kosovës në Strasbur, Edon Cana, ka komentuar takimin e djeshëm mes liderëve Edi Rama dhe Albin Kurti në Tiranë, ku tha se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë pasur asnjëherë raportet më keq se sa sot.

Në një intervistë për Euronews Albania, Cana tha se ky përkeqësim marrëdhëniesh mes dy vendeve ka ardhur pas votimit të Kurtit në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kosova asnjëherë raportet me Shqipërinë nuk i ka pas më keq. Kjo nuk fillon me ‘Open Balkan’ por me pjesëmarrjen e Kurtit në zgjedhjet e përgjithshme. Ky është një cenim flagrant i sovranitetit. “- tha Cana.

Nga ana tjetër analisti Blerim Gashi, tha se edhe Edi Rama ka qenë i përfshirë në zgjedhjet e Kosovës, ndërsa shtoi se ka mbështetur drejtpërdrejt Hathim Thaçin.

“Rama i ka pasur publike darkat dhe drekat me eksponentë opozitar në Kosovë, i ka pasur publike Rama. Rama ka dhënë përkrahje të drejtpërdrejt për Thaçin. Rama në mënyrë flagrante por me fines ka qenë i përfshirë në zgjedhjet në Kosovë. “- tha Gashi.

Ditën e djeshme Kryeministri Kurti zhvilloi një takim me homologun e tij Edi Rama.

Në këtë takim dy liderët kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH.

Hera e fundit kur janë takuar kryeministrat Kurti dhe Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026