PD-ja kërkon rihapjen e çështjes për financimin rus: Basha u mbrojt nga Rama

14 Shtator 2022 | 12:13

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në mediat e huaja, ku sipas një raporti të inteligjencës amerikane, kjo forcë politike ka përfituar 500 mijë dollarë ng Rusia në vitin 2017, kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Përmes një deklaratë, zëdhënësja Floriana Garo u shpreh se Partia Demokratike e ka denocuar Bashën për këtë çështje, por ishte kryeministri Edi Rama ai që e mbylli.

Ajo deklaroi se PD-ja do të kërkojë rihapjen e çështjes dhe shtoi se do të kryhet një audit i imtësishëm.

“Partia Demokratike deklaron se pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës. Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere, për marrjen peng të këtij individi me qëllim , shkatërrimin e Partisë Demokratike.

PD-ja ka denoncuiar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë. Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj, ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm, nën drejtimin e një komisioni të posaçëm. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës”, theksoi Garo.

Për këtë, reagoi edhe Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Sipas tij, PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026