Sistemi TIMS në kufi, të dhëna të pjesshme në Muriqan, vonesa minimale në Kapshticë

14 Shtator 2022 | 13:29

Në pikën kufitare të Muriqanit dhe të Kapshticës ditën e sotme sistemi TIMS, i cili u sulmua disa ditë më parë po funksionon pjesërisht normalisht.

Gazetari Teodor Gjerga nga Muriqani, tha se në Muriqan është kthyer normaliteti ndërsa shtoi se dy ditët e fundit nuk ka pasur shumë lëvizje, gjë e cila s’ka sjellë probleme as me sistemin.

Nga ana tjetër, gazetari Xhensil Shkëmbi, nga Kapshtica raportoi se në këtë pikë kufitare dhe në tre pika të tjera të Korçës sistemi TIMS punon, por më me ngadalësi se para sulmit.

Radhët në pikat kufitare sipas burime ditën e djeshme në Kapshticë kanë qenë të mëdha, ndërsa sot i janë kthyer normalitetit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Sulmi ka sjellë kaos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku është punuar me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.

E njëjta situatë u paraqit edhe në Rinas, ku rënia e sistemit ngadalësoi regjistrimin në sportele duke krijuar radhë pasagjerësh në pritje.

Sulmi i së shtunës vjen afro 2 muaj pas sulmit masiv kibernetik të 15 korrikut, që bllokoi  të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026