Regjisori Budina i kërkon Ramës ta lejojë të mbajë shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar

27 Korrik 2020 | 13:53

Regjisori Edmond Budina i kërkoi të hënën Kryeminsitrit Edi Rama ta lejojë të mbajë një shfaqje artistike në truallin ku deri më 17 maj ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Kërkesën Budina e përcolli fillimisht përmes një letre të hapur, e më pas me një dalje për mediat.

Shfaqja që ai ka kërkuar të interpretojë quhet “Profeti i kokoshkave” është shkruar prej tij dhe përkon me njëvjetorin e rihapjes së Teatrit Kombëtar me shfaqje pa pagesë.

Në letër ai zotohet t’i përmbahet plotësisht protokolleve të autoriteteve mjekësore për sa i përket COVID-19, ndërsa thekson se motivi që e shtyn për ta mbajtur shfaqjen te trualli i Teatrit Kombëtar është “fakti se qytetarët e konsiderojnë atë një hapësirë lirie”.

“Si qytetar i këtij vendi, që nuk e dëshiron dhunën dhe do të shmangë një përplasje mes policisë e forcave paramilitare (të tillë i konsideroj të gjithë ata, që veshin uniformën e policisë së shtetit pa numër identifikimi) nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër, ju kërkoj atë hapësirë publike të lirë, me qëllimin për të bërë art. Nëse është në rutinën tuaj të kontrolloni më parë tekstin, konceptin regjisorial ose çfarëdo lloj informacioni, unë jam i gatshëm t’jua vë në dispozicion. Po ashtu nuk hezitoj t’ju ftoj të merrni pjesë në shfaqje, natyrisht si spektator. Uroj, që kërkesa ime të ketë një përgjigje pozitive prej jush,” – shkruan Budina, i cili prej dy vitesh është grupuar me disa artistë dhe qytetarë kundër tjetërsimit të godinës dhe truallit të Teatrit Kombëtar.

Më 17 maj policia ndërhyri duke shpërngulur dhunshëm nga Teatri Kombëtar dhjetëra protestues, të cilët kundërshtonin shembjen e godinës që prej 27 korrikut 2019.

Prej kësaj date artistë dhe qytetarë organizonin shfaqje pa pagesë në mënyrë simbolike si protestë ndaj autoriteteve.

Budina ishte një nga artistët që u përplasën me policinë. Shembja ndodhi pas 2 vitesh protesta dhe kundërshti. Trualli i Teatrit Kombëtar aktualisht është rrethuar.

Bashkia Tiranë ka deklaruar se me mbështetje nga qeveria do të ndërtojë aty teatër të ri.

Projekti kundërshtohet nga artistët dhe grupimi qytetar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë rindërtimin e teatrit me projektin e vjetër të viteve ’30 nga Giulio Bertè.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026