‘Para mund të ketë marrë vetëm Basha’, Balliu: PD s’ka lidhje me Rusinë
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu përjashtoi në mënyrë kategorike që Partia Demokratike dhe asnjë anëtar i saj të jenë të përfshirë në çështjen e lobimit nga Rusia me 500 mijë dollarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu tha se nëse vërtetë janë dhënë para nga Rusia, ato i ka marrë vetëm Lulzim Basha, i cili në 2017 ishte kryetar i PD dhe kishte të drejtën e firmës për gjithçka.
“Nëse ka ndodhur vërtetë do të ishte një krim i madh dhe do të shpjegonte shumë gjëra të tjera. Nëse kjo ka ndodhur asnjë anëtar i PD nuk ka marrë kurrë para nga Rusia. Sa i përket anëtarëve të PD, një parti që mbron interesat kombëtare dhe nuk ndan asnjë interes me rusët që sponsorizojnë agjenturat serbe që janë sot në bashkëveprim me qeverinë Rama. Nëse ndodh një lobim 500 mijë dollarë, kjo mund të ndodhë vetëm me firmën e kryetarit”, tha Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia financoi PD, Manjani: Paratë s’kanë hyrë në Shqipëri. Çfarë duhet të provohet
- PD-ja kërkon rihapjen e çështjes për financimin rus: Basha u mbrojt nga Rama
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron përsëri Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasoja
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë