‘Agjenti Lami hesht’, kush po mbahet në vëzhgim për zhdukjen e Ervis Martinajt

15 Shtator 2022 | 10:01

Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn.

Në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, Zhabina tha se Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.

“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët. U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.

Ai tha më tej se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë. Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet jashtë Kuvendit, policia shpërndan me ujë protestuesit (VIDEO)

Përplasjet jashtë godinës së Parlamentit është përshkallëzuar. Përballë rezistencës së vazhdueshme dhe bllokimit të akseve rrugore, Policia e Shtetit është detyruar të ndërhyjë me masa...
09:43 | 23/07/2026

Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debata të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës, ku në qendër të diskutimeve ka qenë e...
09:43 | 23/07/2026

Riaktivizohet zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, forcat zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen e flakëve

Zjarri i rënë në zonën mes territorit të fshatit Lekas dhe Voskopojës, në vendin e quajtur “Antenat”, është riaktivizuar gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë...
09:29 | 23/07/2026