“Takim me Dorin”, përkujtohet 20 vite pas ndarjes nga jeta shkrimtari Teodor Keko

15 Shtator 2022 | 14:14

Nën tingujt e pianos, kujtimet e miqve, dhe poezive të tij, është përkujtuar në Tiranë 20 vjetori i ikjes nga jeta të shkrimtarit, poetit dhe politikanit Teodor Keko.

Mbrëmjen e hapi Xhuli Keko, me një letër drejtuar Dorit, siç i thërrisnin të gjithë

“I dashur Dori, të kam dërguar disa letra si mënyra më e mirë që kam gjetur për të biseduar me ty. Ti e di që unë i besoj universit dhe energjive. Pyes veten nëse letrat kanë mbërritur në atë botën tënde të bukur, sepse ende pres një përgjigje nga ti”- tha Xhuli Keko

Aktorët Luiza Xhuvani, Kristian Koroveshi dhe Kastriot Çaushi recituan disa nga poezitë e tij më të mira.

“Më mungon gjithçka, edhe dashuria, thonë dhe lirinë na e kanë vjedhur, s’na bën përshtypje. Të lumtur jemi dhe siç duket kolektivisht të tretur’- shprehet Kastriot Çaushi.

“Gjumi ishte një varr, për herë të parë nuk pashë asnjë ëndërr. Tani po ja mbath, s’kam më asnjë shpresë asnjë shenjëz”- tha Luiza Xhuvani.

“Atëherë ditët ishin të bukura dhe mbanin erë jargavani. Në muzgë ti shfaqej e brishtë, më hënën flokëve karficë e bardhë”- nënvizoi Kristian Koroveshi.

Kastriot Çaushi, mik dhe komshi i Teodor Kekos, ndau me të pranishmit disa episode nga jeta e tij.

“Dori e pëlqente  shumë birrën , e pintë çdo orë, çdo ditë në verë në dimër.  Në një nga ditët në orën 8 të mëngjesit, dhe njëri i tha o Dori si mund të pish birrë në këtë orë, po pse i tha Dori, e di birra se sa është ora.

Ky takim me Dorin, riktheu pas shumë vitesh në skenë kantautorin Ardit Gjebrea.

Kujtimi i ikjes së tij, ashtu si Dori vetë kur ishte gjallë, i bëri bashkë të gjithë. Të majtë e të djathtë, të njohur e të pa njohur, miq dhe armiq, e të gjithë bashkë recituan vargjet e Dorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026