Këshilltarja e biznesit tregon arsyet pse Dubai ka marrë imazh negativ në Shqipëri
Matilda Gjini, këshilltare biznesi, e ftuar në ‘Good Morning Albanias’ në Euronews Albania, ka folur për rrugëtimin e saj në karrierë.
Ajo tha ka punuar në Milano, Singapor, Itali , ndërkohë që aktualisht punon në Dubai, ku ndihmon investitorët e huaj.
“Kam punuar në Milano, në Singapor, vitin e kaluar u ktheva në Shqipëri, kështu që mbeta jashtë dhe mu ofrua një punë në Dubai, dhe erdha këtu. Ndihmojë investitorët e huaj të kenë bizneset e tyre në Dubai dhe Emiratet Bashkuara”- tha ajo.
Gjini tregoi dhe arsyen se përse Dubai ka marrë imazh negativ në Shqipëri.
“Në Shqipëri, Dubai ka marrë imazh negativ sepse nuk vijnë të punojnë. Unë kam parë një anë ndryshe të Dubait. S’kam pasur shumë mundësi të takoj shqiptarë. Dubai është qytet shumë i zhvilluar po zhvillohet edhe më shumë. Punoj nga ora 8 deri në 9 të darkës”- tregoi ajo.
Këshilltarja u shpreh ndër të tjera se Dubain nuk do ta zgjidhte si vend për të jetuar.
“Dubai nuk është një vend që mund të jetosh gjatë dhe të krijosh familje, unë kam ardhur për pak kohë, do rri mbase dhe një vit dhe do largohem. Është e vështirë të krijosh shoqëri, lidhje, nuk ka stabilitet si qytet”- nënvizoi Gjini.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në