Lufta në Ukrainë, Putin siguron mbështetjen e Kinës
Uzbekistani mirëpriti Konferencën e Bashkëpunimit Shangai, forum ku Rusia siguroi mbështetjen më të madhe për pushtimin e Ukrainës.
Padyshim, mbështetja që Vladimir Putin kërkoi më shumë ishte nga Kina dhe ai arriti ta siguronte megjithëse vetëm pjesërisht.
Presidenti kinez Xi Jingping e vuri theksin tek “respekti për sovranitetin kombëtar”, ndërsa Putin u përpoq të bënte një paralele midis Ukrainës dhe Tajvanit, çështje ku Jinping nuk ndërhyri.
Të tjera shtete të cilat kanë mbështetur plotësisht Rusinë është Azia Qendrore, sikundër vetë Uzbekistani.
Bjellorusia është po ashtu një nga vendet që është dëmtuar, pasi është rreshtuar krah Moskës sa i përket luftës në Ukrainë.
Ekonomia e saj e dobët po vuan më shumë sesa vetë Rusia. E kjo është arsyeja se përse presidenti Lukashenko u takua me liderin kinez dhe u përpoq të hapte një mundësi të re për ekonominë e vendit të tij.
Kina është një nga faktorët kyç e cila po siguron që Moska të mos rëndohet nga sanksionet perëndimore.
Një tjetër çështje që u diskutua në forum ishte që konflikti në Nagorno Karabak të mos përshkallëzohet më tej.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev u takua me presidentin turk Erdogan.
Pas përplasjeve të vitit 2020 tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë rinisur.
Kur lufta në Ukrainë vijon, asnjë nga shtetet aleate Rusia dhe Turqia nuk janë të interesuara që një tjetër konflikt të përshkallëzohet.
LEXONI GJITHASHTU
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar