Ish-kandidatja: Paratë për vota, gjëja më skandaloze që kam parë

16 Shtator 2022 | 09:07

Këshilltarja e biznesit Matilda Gjini, e cila ka qenë kandidate në zgjedhjet e 2021 tha se gjëja më skandaloze që ka parë në Shqipëri ishte blerja e votës.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, u shpreh partitë politike u jepnin para familjeve për të marrë vota.

“Gjëja më skandaloze ishte që njerëzit paguanin për vota. Kam pa raste që jepnin para dhe familja premtonte se do e jepnin votën për atë parti”-deklaroi Gjini.

Më tej shtoi se nuk kishte pritshmëri të larta nga zgjedhjet, pasi kishin shumë pak kohë për fushatë.

“Unë kur erdha nuk erdha për t’u bërë direkt deputete.  Nuk kisha pritshmëri shumë të larta sepse kishim krijuar partinë 6 muaj para fushatës, por prisja të na jepej më shumë vëmendje, sepse ishim një grup i mrekullueshëm. Kishim të rinj nga Londra e vende të tjera që ishin gati të vinin në Shqipëri dhe të kontribuonin”- shprehet ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022