Kosova miraton 28 masa të reja kundër COVID-19, ndalohen ceremonitë fetare, kufizohen aktivitetet dhe lëvizjet

29 Korrik 2020 | 05:51

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë shtyu qeverinë që të marrë 28 vendime të reja për të ndalur prirjen e infeksionit.

Në vendimin e qeverisë, marrë mbrëmjen e së martës, thuhet se “të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Kosovës duhet të dëshmojnë se janë të shëndetshëm nga COVID-19 përmes rezultateve të testeve, me përjashtim:

  • të drejtuesve të automjeteve të transportit, të cilët detyrohen gjithsesi të respektojnë protokollet e transportit ndërkombëtar;
  • diplomatët e huaj dhe familjarët e tyre;
  • kur kalohet tranzit përmes aeroportit Adem Jashari (në hyrje nënshkruhet deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojë territorin e Kosovës);
  • kur kalohet tranzit nga kufijtë tokësor për të udhëtuar përmes aeroportit Adem Jashari (duhet paraqitur bileta e avionit dhe duhet nënshkruar deklaratë se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e Kosovës);

Megjithatë përmes një postimi në Facebook, kryeministri Avdullah Hoti saktësoi të mërkurën se masat do të aplikohen me parimin e reciprocitetit. Thënë kështu, testi do t’u kërkohet vetëm qytetarëve të atyre shteteve që e aplikojnë këtë masë ndaj Kosovës, duke nënkuptuar se për shqiptarët e Shqipërisë, nuk do të kërkohet rezultat i testit të COVID-19 për të kaluar kufirin.

Ndër të tjera qeveria ka:

  • bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskave;
  • bërë të detyrueshëm mbajtjen e distancës fizike prej rreth 2 metrash;
  • ndaluar e tubimet dhe grumbullimet e më shumë se 5 personave;
  • ndaluar veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të hapura dhe të mbyllura;
  • ndaluar pjesëmarrjen fizike në të gjitha veprimtaritë fetare;
  • ndaluar veprimtarinë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve;
  • ndaluar therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur përveç mjediseve të autorizuara;
  • ndaluar aktivitetin e bareve dhe restoranteve nga ora 22:30–05:00;
  • ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:30-05:00 në Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtërpcë;
  • ndaluar lëvizjen e qytetarëve mbi 65-vjeç me probleme kronike të shëndetit nga ora 21:00-05:00 dhe nga ora 10:00-18:00;

Bilanci total i pandemisë në Kosovë është me 7,652 raste me infeksion, nga të cilat 4,129 janë shëruar, 192 janë mbyllur me vdekje dhe 3,331 mbeten ende me mbartje të virusit.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar mbi 750 raste të infektimit të personelit mjekësor, ndërsa në spitale ka rreth 600 pacientë të shtruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026