Ministria e Financës në Serbi do të hetojë të ardhurat financiare të kritikëve të qeverisë

29 Korrik 2020 | 07:36

Ministria e Financave në Serbi ka nisur një hetim kundër dhjetëra grupeve, gazetarëve të pavarur dhe politikanëve të opozitës që kanë kritikuar korrupsionin e pretenduar qeveritar dhe politikat antidemokratike.

Një hetim i cili synon të zbulojë burimin financiar të këtyre grupeve dhe individëve, duke hedhur dyshime për pastrim parash.

Ministria mohon që bëhet fjalë për një sulm të synuar ndaj kritikëve, duke thënë se këto janë procedura të rregullta.

Grupet qytetare kanë akuzuar qeverinë populiste se po përpiqet të bëjë të heshtin kritikët, kur në vend janë shtuar pakënaqësitë për qeverisjen gjithnjë e më autokratike të Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe mënyrën se si po menaxhon krizën e shkaktuar nga COVID-19.

Në raportin e fundit, ‘Freedom House’ e cilësoi Serbinë më shumë një “regjim hibrid” sesa një demokraci për shkak të rënies së standardeve në qeverisje, drejtësi, zgjedhje dhe liri të mediave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026