Mbrojtja nga financimet ruse, Kim 2 orë takim në Kuvend me Ballën dhe Alibeajn

16 Shtator 2022 | 15:45

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka vijuar edhe këtë të premte takimet me përfaqësuesit e partive politike.

Në kryesinë e Kuvendit, Yuri Kim takoi dy krerët e grupeve parlamentare më të mëdha, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.

Askush nuk pranoi që të fliste për mediet që të jepte detaje për atë se çfarë u fol në takim, por tema e bisedave u zbardhën nga Alibeaj dhe Balla në rrjetet sociale.

Balla shkroi se gjatë takimit me diplomaten amerikane diskutoi për rëndësinë që ka përmirësimi e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Ndërsa Alibeaj në postimin e tij në Facebook, theksoi se në bisedën me ambasadoren Yuri Kim foli për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, reformën administrative – territoriale dhe ecurinë e Grupit Parlamentar të PD-së.

Gjatë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike dhe drejtues të Kuvendit.

Përveç reformave dhe çështjeve të politikës së brendshme një fokus të veçantë përgjatë këtyre takimeve që ka zhvilluar diplomatja amerikanë kanë pasur të bëjnë me shqetësimet për financimet ruse në politikën shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026