9 qarqet që sot rrezikohen nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave
Qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, janë të rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëqitjeve të dherave.
Ky është parashikimi i bërë nga IGJEUM pasi moti i keq ka përfshirë vendin.
“Në zonat urbane, në po këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Në lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Drini i Lezhës dhe Mat pritet një rritje e prurjeve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
“Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në shumicën e qarqeve”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera