Ndryshimet kushtetuese, Blerina Gjylamenti: Sot mund të arrihet një kompromis mes palëve

29 Korrik 2020 | 14:36

Këshilli Politik do të mblidhet sërish këtë pasdite në një përpjekje të fundit për konsensus mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar. Një ditë përpara se ndryshimet të votohen në Kuvend, përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje tjetër sot në orën 18 duke përsëritur edhe një herë kërkesat e opozitës së bashkuar.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylamenti, tha për Euronews Albania se pavarësisht debateve, palët kanë pasur një frymë kompromisi, siç ishte ajo për  marrëveshjen e 5 qershorit. Sipas saj, Partia Socialiste ka pranuar shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare dhe këto janë reflektuar në amendamente.

“Edhe nga opinioni i ekspertëve u bë e qartë fare mirë se ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë asnjë element që ngrihet si problematikë nga opozita jashtëparlamentare. Pavarësisht debateve dhe diskutimeve që kemi patur, ajo që kemi arritur deri më sot ka pasur frymën e konsensusit, qoftë në pjesën e parë që ka të bëjë më marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo çfarë ngriti opozita u reflektua në ndryshimet përkatëse”, tha ai.

Zonja. Gjylamenti u shpreh optimiste se palët në mbledhje e sotme në Këshillin Politik do të gjejnë gjuhën e përbashkët, për t’iu hapur rrugë ndryshimeve kushtetuese.

“Do të duhet përsëri që të arrijnë që palët të kenë një mirëkuptim dhe të ndërtohen ura komunikimi.  Ne nuk mohojmë atë që përfaqëson opozita jashtëparlamentare, pra një pjesë të popullit shqiptar. Në këtë element, unë besoj se sot mund të arrihet në një farë kompromisi për të arritur dhe për t’u qartësuar qëndrimi i të gjitha palëve”, theksoi ajo.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe opozitës parlamentare se ndryshimet kushtetuese synojnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Sipas deputetes, ky pretendim i opozitës është thjesht një alibi përmes së cilës synon ta bllokojë këtë proces.

“Një tjetër pretendim i cili më shumë se pretendim është një lloj justifikimi për të bllokuar procesin që ka nisur. Në asnjë moment nuk flitet për heqje të koalicioneve. Ne jemi dakord që të reflektojmë edhe njëherë për formulën e koalicioneve, nëse gjendet një model i ngjashëm me modelin që kemi. Nëse gjendet në një prej vendeve të OSBE-ODIHR, jemi më se dakord me të njëjtën formulë që kemi. Ne duam të përafrojmë legjislacionin shqiptar. Ka qenë një pretendim për të bllokuar procesin e ndryshimeve”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026