Ndryshimi i Kushtetutës, Meta: I papranueshëm, hedh në erë besimin mes palëve dhe procesin e integrimit
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të papranueshëm ndryshimin e Kushtetutës, miratuar sot në parlament me 106 vota.
“Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm! Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjësoi marrëveshjet konsensuale të 14 janarit dhe të 5 qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë,” – shkroi Meta në Facebook.
Presidenti vazhdoi më tej duke iu drejtuar edhe ndërkombëtarëve, por pa përmendur emra konkretë. Ai u shpreh se situata që po ndodh “është një grusht shteti”, por siguroi se “asnjë nuk do t’i shpëtojë përgjigjes së forcës qytetare”.
“Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane. Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti,” – u shpreh Meta.
Presidenti pati apeluar të mërkurën që shumica socialiste të tërhiqej nga nisma për të ndryshuar Kushtetutën pa gjetur më parë konsensus me opozitën e bashkuar.
“Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund!,” – theksoi ashpër Presidenti.
Lexoni gjithashtu:
Kuvendi miraton ndryshimin e Kushtetutës
Basha: Asgjë s’e ndal koalicionin mbarëpopullor kundër Ramës
Rama fton Bashën në tryezë për koalicionet: Kush s’vjen mbetet jashtë
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut