Rama i përgjigjet Metës: Po përdor zyrën e Presidentit si llogore të luftës politike
Pas deklaratës së bërë nga Presidenti i Republikës se ndryshimet e Kushtetutës së miratuara sot në Parlament cenojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe integrimin në BE si dhe janë antikushtetuese, ka ardhur dhe përgjigjja e kryeministrit, Edi Rama. Kryeministri thotë se, z. Meta nuk i ndalon dot këto ndryshime në ligjin themeltar të shtetit dhe i bën thirrje që të tregohet serioz si President.
“Ilir, ti je një shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!
Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin.
Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria”, shprehet z. Rama.
Ndryshimet Kushtetuese në Parlament u votuan nga 106 deputetë pas rreth 3 orë diskutime. Ndryshimet kanë të bëjnë me hapjen e listave të kandidatëve dhe ndryshimin e mënyrës së formimit të koalicioneve parazgjedhore.
Lexoni gjithashtu:
Kuvendi ndryshoi kushtetutën, Basha: Asgjë s’e ndal koalicionin mbarëpopullor kundër Ramës
Rama mbron ndryshimet kushtetuese duke replikuar deklaratat e Yuri Kim
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor