PD depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve
Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht kërkesën ne kushtetuese për të shfuqizuar bordin e ngritur nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të produkteve ushqimore.
Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e bordit të ngritur nga qeveria për përcaktimin e çmimeve për produktet ushqimore.
29 deputetë demokratë kanë firmosur kërkesën që u dorëzua këtë fillim jave në Gjykatë Kushtetuese.
Deputeti Dashnor Sula e konsideroi bordin e ngritur si abuziv, që nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.
“Unë bashkë me kolegët e PD kemi bërë përllogaritje dhe del që është 76.7% rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim”, tha deputeti demokrat.
Sula i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim me procedurë të përshpejtuar çështjen.
Më herët, Partia Demokratike depozitoi edhe kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen