Serbët djegin veturën e një polici pasi e regjistroi me targat e Kosovës
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar pas djegies së veturës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës në veri, pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës, duke thënë se veprimi kriminal i falangave të Vuçiç nuk do të tolerohet.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot në Grabovc të Zveçanit.
“Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë tendencat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për të frikësuar qytetarët serb që jetojnë në Kosovë po vazhdojnë.
“I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Ky është rasti i dytë që pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri sulmohen pasi i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme për të regjistruar targat RKS dhe largimin e targave të lëshuara nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh