E bashkoi apo e përçau familjen mbretërore vdekja e mbretëreshës, përgjigjet Manaj

19 Shtator 2022 | 19:46

Gazetari Arben Manaj i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar thotë se problemet në familjen mbretërore janë të dukshme dhe vdekja e mbretëreshës Elizabeth II pritet t’i nxjerrë më tepër në dukje.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, Manaj u shpreh se monarkia 1200-vjeçare ka mundur të qëndrojë falë mençurisë së këshilltarëve që po bëjnë të njëjtën gjë edhe në këtë moment.

“Nuk besoj se ka një përmirësim të marrëdhënieve në familje, për sytë e botës duhet të tregonin se janë një familje funksionale. Por kjo monarki 1200 vjeçare është deri këtu falë mençurisë së këshilltarëve. Ata që veprojnë pas kuintave edhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm, dhe kjo është arsye pse ata kanë mbijetuar. Testi do jetë publikimi i librit të princit Harry i cili e ka shtyrë, por nuk besohet se do ta anulojë publikimin”, tha Manaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022