Publikimi i e-maileve, eksperti Semanaj: Është hakeruar serveri i gov.al
Eksperti i IT, Besmir Semanaj thotë se e-mailet e publikuara sot nga hakerat janë e-maile të gov.al që ruhen në servera të caktuar.
Për emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, Semanaj u shpreh se nuk ka asnjë shans që institucionet shqiptare të mos dinë çfarë informacionesh janë marrë nga serverët, përkundër deklaratës së kryeministrit 2 ditë më parë se nuk kemi nxjerrje të dhënash të rëndësishme të sistemeve shqiptare.
“Për të mos krijuar keqkuptime, gjëja më e mirë është të bazohemi në raportit të Microsoft, që tha se faza e parë e sulmit ishte në maj 2021 kur u futën në sistem dhe faza e dytë ishte vjedhja e të dhënave, ku janë marrë emailet. Momenti që thotë e-mailet janë hakeruar bëhet lajm sot se informacioni është më sensitiv dhe ajo që çudit më shumë është se të shtunën kryeministri rikonfirmoi se nuk kemi nxjerrje të dhënash të rëndësishme të sistemeve shqiptare. S’ka asnjë shans që institucionet shqiptare të mos dinë çfarë informacionesh janë marrë”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar