‘Rekurs në Gjykatën e Lartë’, avokati Vishaj: S’ka prova që studentët janë spiunë
Avokati i ukrainasit Fedir Alpatov, Saimir Vishaj u shpreh se asnjë nga studentët e arrestuar për ngjarjen në uzinën e Gramshit nuk është spiun.
Ai tha se nuk asnjë fakt dhe prokuroria ka ndryshuar qëndrim. Vishaj nënvizoi pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit në Durrës se do i drejtohet me një rekurs Gjykatës së Lartë.
“Nuk ka fakt kriminal, të tre duhet të ishin të lirë sot. Asnjë vend në botë nuk merret me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë me rekurs. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim. Nuk përmendet as nga akuza që janë spiunë”, u shpreh ai.
Të martën Gjykata e Apelit në Durrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy rusët Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe 33-vjeçarin ukrainas Fedir Alpatov.
Tre të huajt që akuzohen për spiunazh kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që i mbyllte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj dy ushtarakëve të Uzinën e Gramshit.
Ata iu drejtuan me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”, por kjo kërkesë iu është refuzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës