Atentati i planifikuar ndaj Kurtit, Haziri: Synohet destabilitet dhe kaos në Kosovë

20 Shtator 2022 | 17:19

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se atentati i planifikuar ndaj kryeministrit Albin Kurti, kishte si qëllim destabilitetin dhe stimulimin e dhunës politike.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haziri u shpreh se këto kërcënime, janë vazhdimësi e kërcënimeve ndaj politikanëve në Kosovë që nga koha e pasluftës.

“Ky kërcënim ndaj eksponentëve të politikës në Kosovë është në vazhdimësi që nga paslufta. Edhe ish-kryeministrat e tjerë kanë qenë cak i sulmit i atakimeve dhe i atentateve të mundshme, për të shkaktuar destabilitet, probleme dhe avari institucionale në Republikën e Kosovës. Ky është qëllimi kryesor, destabilizimi i Kosovës dhe në veçanti shkaktimi i kaosit të brendshëm dhe në këtë rrafsh, stimulimi i një dhune politike”, theksoi ai.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti.

Dokumenti është publikuar nga hakerat të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë.

Personi për të cilin dyshohet se do kryente atentatin ndaj Kurtit, është Prek Kodra, i cili sipas të dhënave në raport, thuhej se aftësi të mira në përdorimin e snajperëve.

Atentat do të kryhej edhe ndaj Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026