Glauk Konjufca: Shqipëria të jetë në të njëjtën kornizë me Kosovën për Serbinë
Shqipëria të jetë në një linjë me Kosovën sa i takon qëndrimit për Serbinë.
Thirrjen e bëri në Tiranë, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjfca.
‘Ne dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe brenda frekuencave të njejta sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda Kosovës sepse republika e Kosovës nuk ka rrugë tjetër përvecse t’i mbrojë deri në fund interesat e veta shtetërore karshi Serbisë.
Ne jemi për paqe, ne jemi për dialog me Serbinë, mirëpo ne në të njejtën kohë ne nuk do të lëshojmë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme në republikës së kosovës”, u shpreh ai.
Teksa shprehu mbështetje për Kosovën në nismat e saj si dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, Lindita Nikolla u ndalë tek rezoluta e miratuar nga parlamenti në Shqipëri për raportin e Dick Marty.
“Teksti i rezolutës i është përcjellë zyrtarisht Këshillit të Europës dhe i kemi kërkuar Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës të rishikojë rezolutën 1782 e vitit 2011, të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës çirimtare të Kosovës”, theksoi ajo.
Të dy kryeparlamentarët firmosën memorandumin e bashkëpunimit me qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët për mbështetjen e dy kuvendeve në rritjen e cilësisë së aktivitetit parlamentar.
LEXONI GJITHASHTU
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit