Enkelejd Alibeaj: Ekziston dhe një mundësi e fundit që koalicionet të mos hiqen, por ajo varet nga qëndrimi i Ramës

31 Korrik 2020 | 09:26

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha për Euronews Albania se nga marrëveshja e 5 qershorit, plani i kryeministrit Edi Rama është të heqë koalicionet. Sipas tij  koalicionet janë një praktikë shumë mirë funksionale prej 30 vitesh.

Në 2013 Rama erdhi në pushtet përmes një koalicioni me LSI duke mundësuar rotacioni politik. PS në 2017 ka marrë 48 për qind të votave, ndërsa PD,  LSI, PDIU dhe të tjera parti kanë më shumë vota se PS.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike shtoi se ekziston dhe një mundësi e fundit që koalicionet të mos hiqen por ajo varet nga qëndrimi i kryeministrit.

“Mjafton që partitë që janë në koalicion të madh t’i mbajë të veçuara dhe deformon rezultatin zgjedhor. Ndaj edhe lëvizja e tij në parlament kërkohet të bëjë ndryshime të njëanshme, si ndryshimi i kushtetutës.

Sot në kodin zgjedhor kishim të përcaktuar termin koalicion zgjedhor me lista të përbëra dhe s’kemi pasur asnjë lloj problemi.

Rama e heq nga kushtetuta dhe thotë do ta vendos në kodin zgjedhor. Për një jurist është e qartë se kandidatët në zgjedhje mund të propozohen vetëm nga 2 lloj pushtetesh, shtetasit, partitë politike, jo nga koalicionet.

Si jurist e them se termi koalicion në kodin zgjedhor nuk duhet të ekzistojë derisa nuk ekziston në kushtetutë”, tha z. Alibeaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026