A mbaroi pandemia e Covid-19? Flet shefja e programit të vaksinimit në Shqipëri
Rovena Daja, shefe e programit të vaksinimit në ISHP, tha se situata e pandemisë në vendin tonë është e qetë, por mund të ketë rritje të rasteve të reja në vjeshtë.
E ftuar në emisionin “SOT” në Euronews Albania, Daja bëri me dije se pas mesit të tetorit në vendin tonë do të mbërrijnë doza të tjera të vaksinës kundër Covid-19 si dhe vaksina për grip.
Ajo theksoi se është e rekomandueshme që të bëhet dhe doza e tretë e vaksinës.
“Presim edhe 600 e ca mijë doza të tjera që vijnë pas mesit të tetorit. Vaksinat që do vijnë rekomandohen për personat që kanë bërë dozën e parë dhe të dytë, të bëjnë dozën e tretë. Ndërkohë pas datës 15 tetor do të vijë dhe vaksina e gripit që do të jetë një vaksinë që do të jepet falas për personelin shëndetësor, për grupet e riskut, ato me sëmundje shoqëruese. Shpresoj se vjeshta do të çojë në vullnetin e njerëzve për të bërë një dozë tjetër”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar