EMA mohon deklaratën e presidentit të SHBA-së: Pandemia nuk ka mbaruar 

20 Shtator 2022 | 21:16

Zyrtari i organit rregullator të Unionit Evropian të Barnave (EMA), Steffen Thirstrap, ka deklaruar sot se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar, duke mohuar deklaratën e presidentit amerikan, Joseph Biden.

Thirstrap, theksoi se fushatat e vaksinimit gjatë sezonit të ftohtë dhe të dimrit janë vendimtare në luftën kundër përhapjes së virusit.

“Ne në Evropë ende besojmë se pandemia është në vazhdim dhe është e rëndësishme që vendet anëtare të përgatiten për prokurimin e vaksinave, veçanërisht të llojeve adaptive të vaksinave që do të parandalonin përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje në Evropë”, tha Thierstrap në një konferencë për shtyp.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se pandemia është ende një “urgjencë globale”.

Përveç vaksinave origjinale kundër Covid 19, EMA ka miratuar javët e fundit një numër vaksinash të përshtatura me variantet Omikron për përdorim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026