Aktorët korçarë kundër zhdukjes së filmave të vjetër shqiptar
Aktorët e vjetër korçarë, të cilat kanë marrë pjesë në filmat të cilat grupi parlamentar i PD-së ka propozuar që të zhduken, e kanë kundërshtuar fort këtë veprim.
Koço Qendro, i njohur për dhjetëra role në filmat e vjetër shqiptarë tregon se ky veprim dëmton rëndë kinematografinë.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet vënë dorë në ato, në atë kohë të ishte vënë kufiri te thana. Kanë interpretuar aktorë të mëdhenj, Kadri Roshi e tjetri e tjetri. Aktorë që i bëjnë nder skenës kombëtare, të hedhësh baltë mbi ata njerëz që në ato kondita të vështira kanë krijuar ato figura brilante dhe nderojnë skenën shqiptare në arenën botërore,” – u shpreh aktori.
Qendro pati dhe një mesazh drejtuar atyre personave që kanë propozuar këtë nismë.
“Ata duhet t’i vëne gishtin kokës. E të mendojnë se është jo vetëm e shëmtuar që të bësh një gjë të tillë por nuk është e ndershme. Nëse ke gjak shqiptari edhe nderon vërtet ato figura që janë të ndritura, sepse këtu kemi të bëjmë dhe me autorë të ndritur por aty ishte kufiri. Mos harrojmë që dhe filmat që nuk u interesojnë disave, që sot bëhen trima atëherë ishin futur nëpër vrimat e miut e nuk dilnin. Le të dilnin e atëherë të flisnin,” – shtoi ai.
Një tjetër aktor i madh shqiptar Petrika Riza tregon se ky është një diskutim i cili kërkon të heqë vëmendjen nga problemet e rëndësishme që ndodhin në Shqipëri.
“Mendoj që është si për të shpërqendruar vëmendjen nga probleme shumë më të rëndësishme që ka Shqipëria në këto momente, të merren njerëzit me një problem q nuk është problem e që nuk duhet të jetë problem. Kjo është si ajo fjalia një budalla hedh një gur në lumë e duan 500 të mençur ta heqin,” – u shpreh Riza.
Aktori korçar tregon se kjo nuk e zhvlerëson artin e tyre, por e fuqizon me tepër.
“Në asnjë mënyrë, përkundrazi do thosha nëse do merrej një vendim i tillë, është si ato librat e verdhë në atë kohë që ndalohej të shikohej nga populli e të gjithë kërkon ta shikonin. Do u kthehet në boomerang. Është mendim i gabuar. Po të pyetej gjithë populli, nuk do pranonin në asnjë mënyrë,” – tha Riza.
Stavri Shkurti, Thimi Filipi, Vangjel Grabocka, çifti Orgocka, çifti Trako, Jani Riza, Sotiraq Cili, Spiro Karanxha, Pandi Raidhi, Llazi Sërbo, Minella Borova janë disa prej aktorëve të periudhës së mëparshme të cilat kanë marrë pjesë masivisht në shfaqet dhe filmat shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut