Ish-drejtori i klubit Partizani: Privatizimi u bë me ndërhyrjen e Sali Berishës

21 Shtator 2022 | 12:24

Ish-drejtori i klubit sportiv Partizani, Isa Tare thotë se privatizimi i truallit ku kryente aktivitetin sportiv skuadra kryeqytetase, është bërë me ndërhyrjen e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tare u shpreh se privatizimi u bë pa të drejtë dhe shtoi se prona i interesonte Berishës.

“Unë besoj se ky hetim duhet të shkojë deri në fund që të zbardhet problemi i privatizimit të klubit sportiv Partizani, ku unë kam qenë që nga viti 1958 deri në 2005, kur u largova si ish-drejtor i klubit.

Kjo ka qenë nga ndërhyrja që ka bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ndërhyrja kryesore ka qenë e  ish-kryeministrit Sali Berisha, që i interesonte që ta merrte këtë pronë padrejtësisht dhe u shkatërrua një klub me tradita mbi 50-vjeçare”, theksoi ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur këtë të mërkurë si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026