Kërcënoi 6 policë, prokuroria ngre tjetër akuzë për Vladimir Gjutën

31 Korrik 2020 | 14:26

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Vladimir Gjutën për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës së punonjësve të Burgut 313. Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti ku sipas dosjes së akuzës Gjuta ka fyer, sharë dhe kërcënuar 6 punonjës së policisë së burgjeve.

Kërkesa e prokurorisë tashmë është dërguar në gjykata dhe pritet që dosja të shqyrtohet nga një gjyqtarë paraprak për të vendosur nëse kalon në gjykim themeli. Kallëzimi për këtë rast është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.Kërkesa e Prokurorisë.

Gjuta është një ndër personat problematik për drejtësinë pasi herë pas herë është arrestuar për dhunë në familje. Ndërsa më parë ka qenë hetuar për tritolin e vendosur në farmacinë e babait të ish-ministrit Saimir Tahiri, akuzë për të cilën fitoi pafajësi.

Në shkurt të këtij viti, Gjuta u arrestua pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë me pistoletë në brez. Përveç armës së zjarrit, 40-vjeçarit iu gjet një sasi e konsiderueshme parash në valutë të huaj.

Gjuta tërhoqi vëmendjen e efektivëve të Gardës së Republikës pasi mbante një kapele dhe në atë moment drejt selisë së PS po mbërrinte kryeministri Edi Rama. Pas marrjes në pyetje ai iu tha hetuesve se pistoletën e mbante pasi do këmbente shumën e parave në zonën e njohur si “Dollari”.

Lexoni gjithashtu:

Me pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste, arrestohet sërish Vladimir Gjuta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026