Deputeti Selmanaj tregon si u takua me të dyshuarin për atentat ndaj Kurtit

21 Shtator 2022 | 12:43

Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj me snajperistin Prek Kodra i cili dyshohet se po planifikonte një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Selmanaj ka thënë se dyshimet e ngritura janë të drejta për aq kohë sa bëhet fjalë për një çështje me shumë të panjohura.

“Ka qenë fundi i vitit 2020 kur unë gjatë asaj kohë isha dhe në pozitën e zv. kryeministrit dhe gjatë kohës kur po udhëtoja për në shtëpi një mik i imi, i familjes time më thonë jemi me dy miq nga Shkodra dhe të lutem nëse ke kohë eja dhe na bashkohu,” – tregoi Selmanaj i cili sqaroi se takimi ishte bërë vetëm për të nderuar miqtë nga Shqipëria.

Ai tha se nuk dinte as emrin e tij dhe kur  është kontaktuar nga një media shqiptare ditën e djeshme ka kuptuar që bëhet fjalë për të njëjtin person.

Selmanaj u shpreh se takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë dhe nuk kanë pasur më asnjë takim apo kontakt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026