Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet ‘Wudy’, 5 zhvillime

21 Shtator 2022 | 22:49
  • ‘Wudy’ të rrezikshme për shëndetin, njofton AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Qytetarët duhet të marrin masa që të mos përdorin një produkt të tillë.

Lexoni me shume: ‘Wudy’ të rrezikshme për shëndetin, njofton AKU

  • Eksperti: 3 kategoritë që rrezikojnë më shumë nga konsumimi i ‘Wudy’ të infektuara
Kapllan Sulaj, eksperti i sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi të mërkurën se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Eksperti i sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj tha në emisionin ‘Sot’ në Euroneës Albania se më të rrezikuar nga konsumimi i këtij produkti janë moshat pediatrike, pasi kanë një sistem imun të pakonsoliduar dhe dy grupet e tjera; të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Lexoni me shume: Eksperti: 3 kategoritë që rrezikojnë më shumë nga konsumimi i ‘Wudy’ të infektuara

  • Vuçiç paralajmëron Luftë III Botërore: Konflikti në Ukrainë do të bëhet global
Aleksander Vuçiç, president i Serbise

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se shumë shpejt bota do të përfshihet nga një konflikt ushtarak, që sipas tij nuk është parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në një intervistë për Radio Televizionin Serb nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç ka theksuar se lufta në Ukrainë ka shumë gjasa të kthehet nga një konflikt lokal në një global.

Lexoni me shume: Vuçiç paralajmëron Luftë III Botërore: Konflikti në Ukrainë do të bëhet global

  • Spartak Ngjela braktis emisionin: Më keni thirrur me “non grata”

Avokati Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionit “Noë” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Ai tha se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Lexoni me shume: Spartak Ngjela braktis emisionin: Më keni thirrur me “non grata”

  • Nisin protestat kundër luftës në Rusi, mbi 1 mijë të arrestuar
Protesta ne Rusi

Mbi 1 mijë persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Rusi gjatë protestave kundër dekretit për mobilizim ushtarak, të lëshuar nga presidenti Putin.

Disa mijëra kanë qenë qytetarët që kanë manifestuar në zona të ndryshme të vendit, për të treguar refuzimin e tyre ndaj planeve të Kremlinit për luftë.

Protestat janë zhvilluar përmes grumbullimeve të vogla, gjatë të cilave janë ngritur parulla kundër luftës. Nga ana e saj, policia ka ndërhyrë menjëherë.

Lexoni me shume: Nisin protestat kundër luftës në Rusi, mbi 1 mijë të arrestuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026