Manja i përgjigjet Tabakut për SPAK: Ata që e sulmojnë i ke në krahun tënd
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u përplas gjatë debateve në Kuvend me deputeten demokrate Jorida Tabaku lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Në përgjigje të deklaratës së Tabakut se pse SPAK nuk po lejohet të bëjë detyrën, Manja tha se ata që po e sulmojnë strukturën e Posaçme janë të krahut të saj.
“Për zonjën Tabaku, e dëgjova në replikë, por kam përshtypjen se e ke për krahun tënd. Ata që e sulmojnë SPAK janë te krahu juaj, i ke pas vetes. Unë e kam thënë që duhet një vijë ndarëse aty. T’i them këtu se kush e pengon SPAK. Sa për të tjerat, raporti me drejtësinë është i tillë, sa herë të ketë punë me këtë mazhorancë ne i jemi përgjigjur. Ndërsa ky krahu këtej i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë dhe raporte mjekësore”, tha ministri.
Tabaku replikoi me Manjën duke i kujtuar dosjet 184/339 dhe duke e akuzuar se ka kërcënuar SPAK.
“Pse e kërcënoni SPAK-un zoti Manja? Pse nuk e lini që të kryej punën e vet për të cilën e kemi votuar ne si deputetë të këtij parlamenti? Pse sot SPAK-u është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që sot kanë një dosje në Prokurori? Për çfarë ndodh kjo? Ku është parë ndonjëherë që nga organizata politike, parti politike, të sulmohen organet e drejtësisë dhe të jepet urdhër se çfarë të bëhet, çfarë të hetohet? Për mua do të ketë drejtësi zoti Manja, në qoftë se të gjithë ata që kanë një dosje me akuza të vërtetuara ashtu siç është 184 dhe 339 do të jenë përpara drejtësisë”, tha Tabaku.
LEXONI GJTHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM