Sulmi kibernetik nga Irani, Koçi: I pajustifikuar, synoi cenimin e sovranitetit
Deputeti i PS-së Petro Koçi u shpreh se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë ishte i pajustifikuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se si pasojë e sulmit, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Sipas deputeti sulmi kibernetik ishte sulm ndaj sovranitetit të vendit tonë.
“Gjithmonë ka rreziqe. Është një fushë që ka shumë pikëpyetje dhe avantazhet e disavantazhet janë në natyrë teknologjike. Të katër agjencitë që kanë vepruar për të sulmuar sistemin tonë kibernetik kanë qenë sponsorizuara nga Irani.
Ky sulm ishte një sulm ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka pasur interes të ndërpresë marrdhëniet diplomatike me Iranin apo me ndonjë vend tjetër. Ne u sulmuam në mënyrë të pajustifikuar prandaj dhe reaguam. Ne shfrytëzojmë në maksimum kapacitetin kibernetik që kemi sot e nga ana tjetër kemi një solidaritet nga SHBA-ja.
Është konsideruar si një sulm për NATO-në sepse Shqipëria është anëtare e NATO-së”- tha Koçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë